Samsung ka lëshuar 3 updates brenda muajit qershor për serinë Galaxy S21 me versionin e fundit që ka filluar të shpërndahet në vende si Korea e Jugut, Gjermania dhe Tailanda.

Update-i i ri me firmware version G99xxXXU3AUF6 përfshihn zgjidhje për problemin e kameras, rreth të cilit shumë përdorues nga të dyja versionet Snapdragon dhe Exynos u ankuan kohët e fundit. Performanca e saj kishte filluar të ishte shumë e ulët në serinë S21, ku aplikacioni ngrinte shpesh. Përmirësime të tjera që erdhën përmes këtij update ishin në shërbimin video call effects dhe aftësia për të skanuar QR codes në imazhet e regjistruara në galeri.

Samsung tha gjithashtu se më në fund ka gjetur zgjidhjen e problemit kryesor, atë të mbinxehjes. Pra, nëse pajisja juaj ka pasur probleme me mbinxehjen duhet të instaloni menjëherë këtë update për të rikthyer smartphone-in tuaj në gjendje normale.

Të gjithë përdoruesit e S21, S21+ dhe S21 Ultra mund të kërkojnë në seksionin Settings > Software Update për versionin e ri firmware.

fax web