Update-t e software-it për iPhone kanë ardhur shpesh dhe plot me shërbime të reja gjatë kohëve të fundit që nga ardhja e iOS 15. Disa nga shërbimet kryesore të saj u shtynë për më vonë, mirëpo update i ri do të jetë më emocionuesi deri më tani.

Kur do të vijë iOS 15.4?

Apple do të organizojë një event special ditën e martë më 8 mars dhe ne besojmë se kjo do të jetë dhe data e publikimit të versionit të ri të software-it. Më poshtë do të listojmë shërbimet e shumëpritura që do të vijnë me këtë update.

Funksionimi i FaceID me maskë

Tashmë mbajtja e maskës nuk do të jetë më problem në zhbllokimin e smartphone-it tuaj, pasi FaceID do t’ju njohë dhe ndërkohë që mbani maskën në fytyrë.

Universal Control

Përmes shërbimit Universal Control ju do të jeni në gjendje të përdorni pajisje të ndryshme si Macs dhe iPads në të njejtën kohë dhe t’i kontrolloni ato përmes një mouse dhe tastiere të vetme.

Emoji

Më tepër se 36 emoji të reja janë gati për të ardhur me update-in e rradhës në iPhone-in tuaj.

User ID dhe notes në iCloud Keychain

Nëse ju përdorni iCloud Keychain për të mbajtur mend passsord-et tuaja, tashmë në këtë shërbim do të mund të regjistroni dhe username-in tuaj që keni përdorur për t’u regjistruar në sebsite të ndryshme, madje mund të shtoni dhe disa notes.

Tap to Pay në iPhone

Nëse ju jeni një shitës i vogël, ju do të jeni në gjendje të merrni pagesa përmes iPhone-it tuaj, pa patur nevojën për hardware special.

Shërbime të tjera që pritet të vijnë në këtë update janë zërat e rinj për Siri, lajmërime të reja për AirTag si dhe regjistrimi i digital ID dhe patentës tuaj në iPhone Wallet.