Më 24 maj Apple prezantoi zyrtarisht versionin iOS 14.6 dhe macOS Big Sur 11.4 për përdoruesit e iPhone dhe Macs.
iOS 14.5 arriti me disa shërbime mjaft të rëndësishme të cilat ndryshojnë mënyrën se si ne përdorim smartphone-t tonë. Mirëpo ka një arsye se pse ju duhet të update-oni menjëherë iPhone-in tuaj në këtë version të iOS.
Bollëku i shërbimeve që përmirësojnë sigurinë tuaj
Shërbimet e reja të ofruara në iOS 14.6 adresojnë disa probleme thelbësore, që nga audio files keqdashëse të cilat mund të shfrytëzohen nga persona të ndryshëm për të zbuluar informacione sensitive personale e deri në dobësitë në iOS Core Services që sigurojnë një pikë hyrëse për malware.
Në këtë update është përmirësuar gjithashtu dhe WebKit, motori pas browserit Apple Safari, i cili ishte kritikuar dhe më parë për problemet e sigurisë.
Këto security updates tashmë kanë ardhur dhe në WatchOS dhe tvOS, për të rregulluar të njejtat problematika.
Si të update-oni në iOS 14.6
Për të instaluar versionin e ri të iOS ju duhet të kërkoni në Settings për General. Pasi të klikoni në General shtypni në Software Update. Versioni iOS 14.6 është afërsisht 577 MB, dhe nuk duhet të kërkojë shumë kohë për t’u shkakruar.