25 prilli u shemb si ura e Darëzezës, shkruan në një statusin e vet në facebook njeriu më “i votuar” i LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, ai që në Fier e Darëzezë, në Lushnje e Mallakastër njihet prej të gjithëve për zemrën që e ka me të zezë se fytyrën, ku është e skalitur jo vetëm injoranca, por edhe ligësia e një njeriu që nuk pati guximin të kandidonte ne Fier, se nuk do të merrte as 36 vota!

Ilir Meta ia di mirë bëmat Petrit Vasilit në Fier.  Gjatë kohës që Peço Servili ishte deputet në këtë qark e ndau nuk e rikandidoi më atje, sepse edhe përfaqësuesit e tij të LSI në Fier ia kundërshtuan.

E ky njeri që në Fier nuk u duk asnjëherë të vetme gjatë kohës që ishte deputet, ky fytyrëprishur si shpirti i tij katran, ky ngatërrestar dhe servil që në vend të truve ka pordhët e shefit të tij e për kokë mban bythën e atij që e përdor si lehës, ka sy e faqe e flet e na thotë se “askush nuk ka më as më të voglën dilemë për 25 Prillin si masakra më e ndyrë zgjedhore e pluralizmit”.

Ky lapërdharë i pacipë që u dhje në brekë kur ju hakërrua Bert Bitri e i tha te mos të të shoh më në Fier se ti këpus këmbët për intrigat dhe ligësitë që kishte sajuar kundër tij e që thotë sot se lapërdhia e kryeministrit për pushtet, shkatërroi gjithçka që nga financat publike, policinë, administratën dhe drejtësinë, duke i shndërruar ato në gjymtyrë mafioze, në vend të shërbimit publik të paanshëm, që është detyra e tyre e vetme dhe ligjore, le të na thotë më parë se si shkatërroi kur ishte Ministër për interesat e tij korruptive e të kushËririt të tij, gjithë sistemin e furnizimit me ilaçe, duke krijuar monopole kriminale që të gjithë i dimë.

Ndaj ky trimi i madh i Ilir Metës që në Fier e njohin me emrin Petrit Vasali, më parë se të flas për “qindra e qindra fakte tronditëse e diskredituese të kësaj paçavureje elektorale të gatuar nga Qeveria janë tashmë të njohura e publike dhe në sytë e të gjithë botës”, le të na thotë se si u bë edhe ai pjesë e kesaj paçavureje që pranoi të votonte një sistem të identifikimit të ashtuquajtur elektronik me një vlerë 21 milionë euro që na rezultoi kallp dhe që lejoi njerëz të votonin nga 50 e 60 herë?

Le të na thotë ky birbo, se sa perfitoi nga tenderi që mori kushëriri i tij i parë dhe se si e gënjeu shefin e tij kur e zuri nga fyti në oborrin e shtëpisë në Lalëz?

Ura e rrëzuar e Darëzeses do të ndërtohet sërish, por derëziu i zi i LSI-së, më i damkosuri servil i saj që edhe Ambasada Amerikane nuk i jep vizë, Petrit Vasili nuk mund të fshihet as poshtë urës dhe as me 360 votat e turpit që mori në Tirane si njeriu më i neveritshëm ndër të gjithë emrat që partitë kandiduan në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sot që ura përfundoi dhe normaliteti është rikthyer lind pyetja a vlejn më shumë deklaratat politike apo e përditshmja e qytetarit?

CNA