Banorët : Ka vite pa u investuar

Rruga e cila mban emrin “Shyqyri Berisha“ në lagjen “Skëndërbej“prej shumë vitesh është në gjendje të mjerueshme.

Kjo rrugë shërben si aks lidhës me autostradën dhe pjesën tjetër të qytetit dhe si rrjedhojë ka një rëndesë sa i takon kalimit. Banorët e zonës shprehen se prej shumë vitesh kanë kërkuar që këtu të investohet por deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje duke ia vështirësuar jetesën.

Problematika është e vijueshme në të gjitha stinët e vitit.Po ashtu në këtë rrugë ka problem sa i takon ndriçimit si dhe vendosjes së kontenierëve.