Ura më e gjatë në botë sapo është hapur në Portugali. “516 Arouca” ka marrë këtë emër për shkak se është 516 metra e gjatë dhe ndodhet në qytetin Arouca. Ura e stilit tibetian, mbahet nga kabllot e çelikut dhe dy kulla të mëdha në formë V.
Kangjellat janë me rrjetë të ngurtë, ndërsa kuverta është e ndërtuar me 127 module katër metra të gjata. Kompanisë portugeze Itecons iu deshën tre vite për ta ndërtuar dhe përfundoi në korrik 2020.
“Kjo urë synon të tërheq turistë të ndryshëm: adhuruesit e inxhinierisë, dashamirësit e natyrës, njerëzit që adhurojnë përvojat ekstreme”, thanë autoritetet vendase. /abcnews.al