Segmenti rrugor Elbasan-Librazhd vijon të jetë I rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të një sërë problematikash që ka. Sipas specialistëve segmenti rrugor prej 2 km para Librazhdit duhet mbrojtur me rrjetë për rënien e gurëve që bëhen shkak për devijime dhe humbje kontrolli të mjeteve rrugore.

Në periudha me shira dhe temperatura të ulëta rruga bëhet e rrëshqitshme për shkak të tatëpjetave dhe kthesave të vijueshme, për këtë rrezik duhet paisur me sinjalistikë kufizuese të shpejtësisë dhe sinjale rreziku si dhe duhen marrë masa për hedhje kripe në raste ngricash dhe dëbore. Segmenti Elbasan-Q.Thanë është shumë i mbingarkuar dhe me kthesa të vijueshme dhe kamionët me rimorkio e bëjnë të pamundur parakalimin. Kjo manovër është bërë një nga shkaqet kryesore rë aksidenteve.

Nevojitet rritja e nr të korsive (zgjerim i rruges) ose në oraret e ditës duhet të pezullohet lëvizja e mjeteve të rënda.Kontrollet me radar janë përqëndruar vetëm në autostrada ndërkohë që aksidentet me pasojë në qarkun e Elbasanit ndodhin më së shumti në segmentin Rrogozhin—Pogradec. Llamarinat mbrojtëse janë ok por lidhja e tyre me tokën është e dobët, pra nuk këputen llamarinat por shkëputen mbajtëset vertikale të tyre. Nëse ato fiksohen mirë atëherë duhet ta mbajnë brënda rrugës një autoveturë./Egnatia news