Nga Erion Murataj
Nëse ka diçka që historia mund ta bëj krenar njerzimin atë kërkojeni tek thinjat e gjyshërve.
Lum kush i ka e i ndjen ende ngrohtësinë e fjalëve e të përqafimeve .
Detyra e kujtdo në jetë është ti bëj krenar ata .
Amaneti i tyre është borxhi i madh që kushdo i ka jetës dhe fëmijëve.
Ndaj sot i përlotur pasi nuk e ndjej dot ngrohtësinë e gjyshërve dhe i përulur përpara çdo gjyshi e gjysheje i uroj nga zemra:
“Gëzuar ditën e të moshuarve”.
Morali, karakteri dhe dinjiteti njerëzor që ju përfaqësuat apo përfaqësoni duhet të jetë udhërrëfyesi i shoqërisë që fatkeqsisht sot ka humbur busullën e saj morale.
Jetofshi në përjetësi për fëmijët, nipërit e mbesat tuaja!