Plakja është pjesë e  jetës që nuk mund të shmanget.

Por ushqimet që konsumoni kanë rëndësi dhe ju ndihmojnë ta kaloni këtë fazë të jetës sa më shëndetshëm.

Ja disa ushqime që ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë.

Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen.

Vaji i ullirit arrin të ulë tensionin e gjakut, eleminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave tumoriale.

Përveç këtyre vaji i ullirit mund të përdoret dhe si një hidratues për lëkurën.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga radikalët e lirë.

Gjithashtu ky produkt është i pasur me polifenolë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e diabetit, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit.

Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjendjen tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat.

Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetitn e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve.

Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet

Perimet janë të mbushura me substancë të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori.

Ato përmbajnë antioksidantë që ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe qelizave kanceroze.

Disa perime përmbajnë karotenoide si beta karoteni.

Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës.

Perimet gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Farat e linit

Farat e linit nëse konsumohen shpesh ndihmojnë në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit  dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.

Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme.

Antioksidantët që përmbajnë shegët janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut.

Avokadot

Avokadot janë të pasur me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit.

Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni.

Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar.

Ora news