Duke qenë se për këtë mundësia për të organizuar diçka larg shtëpisë është e humbur, i gjithë fokusi i familjes do të jetë tek kuzhina!
Çfarë do të gatuani këto Pashkë? Lëreni imagjinatën të lirë, por mos harroni që në tryezën tuaj të dielën nuk mund të mungojnë pjatat më poshtë. Të gjitha kanë një domethënie të veçantë që e mësoni tani.

1. Vezët e ziera (dhe çokollatat në formë veze)
Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe. Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.

2. Buka e Pashkëve
Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.

3. Mish qingji i pjekur
Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.

4. Karrotat
Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë ditë të shenjtë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni. Duke i lidhur me lepujt, karrotat simbolizojnë fertilitetin dhe fatin e mirë.

5. Proshutë derri
Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej.

Anabel