DVP Elbasan

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 43 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialitët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 48 vjeç banues në fshatin Valas, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Cërrik-Papër, u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin F. H., 42 vjeç, banues në fshatin Urake, Prrenjas, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin Y. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.