Prokurori Publik i Katanias pas hetimeve të kryera tha se gjurmët e gjakut të gjetura në shtëpinë e nënës vrasëse Martina Patti-t janë sjellë nga jashtë dhe për rrjedhojë përjashtohet mundësia që vrasja të ketë ndodhur në shtëpi.
Mediat italiane raportojnë se arma me të cilën Martina Patti kreu krimin nuk është gjetur ende, por gjurmët e gjakut të gjetura në shtëpinë e nënës vrasëse tregojnë se Elena ka ndërruar jetë jashtë shtëpisë dhe gjaku i saj është sjellë aty pa u kuptuar nga 23-vjeçarja.
Prokurori Publik i Katanias saktëson se pas hetimeve të kryera nga policia që gjeti një veshje të nënës gjatë një kontrollit në shtëpinë e saj në Mascalucia. Faktet e reja përkojnë me rikonstruksionin e skenës së krimit dhe bazuar në dëshminë e Martinës, e cila në rrëfimin e saj kishte thënë se ishte kthyer në shtëpi për të ndërruar rrobat dhe për t’u larë. Martina u kthye nga vendi i braktisur ku u gjet trupi i vajzës dhe para se të dilte për të inskenuar rrëmbimin e rremë të vajzës së saj në Tremestieri Etneo nga një komando i armatosur.
Ndërkohë, në shtëpi u gjet edhe pjesa e pudingut që Martina Patti kishte përgatitur për Elenën, që vogëlushja nuk e përfundoi së ngrëni, pasi u mor nga nëna e saj (sipas rikonstruksionit të të dyshuarit) për të parë një vend ku vajza e vogël nuk kishte shkuar kurrë dhe ishte kurioze ta shihte. Ky është edhe vendi ku Elena u vra dhe kufoma u vendos në qese plastike, teksa nëna e vetë e la gjysmë të varrosur.
Nga autopsia dolën disa detaje tronditëse, vogëlushja Elena Del Pozzo nuk vdiq menjëherë. Për ta vrarë, nëna e saj e goditi të paktën njëmbëdhjetë herë dhe me një thikë kuzhine, e cila ende nuk është gjetur. Vetëm një goditje rezultoi fatale sepse preu enët e arteries subklaviane.