Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, bëri me dije se procesi i vaksinimit +18- vjeç po ecën shumë mirë. Teksa shpërndau disa foto nga të rinjtë e vaksinuar, Rama i bëri thirrje qytetarëve mbi moshën 18-vjeç të shkojnë të vaksinohen, pasi stafet mjekësore do të jenë të pranishme deri në orën 20:00.

Postimi i plotë: Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit

Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.

# MbroShëndetin

***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

# ShqipëriaBuzëqesh

# SkaKohëPërPushim

Kujtojmë se dita e sotme dhe e nesërme përbëjnë ditët e vaksinimit të hapur, ku të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të vaksinohen duke bërë aplikimin në E-Albania dhe duke u paraqitur në qendrat e vaksinimit.

fax