“Jam shumë i lumtur që kemi arritur të sigurojmë financime për kampusin e kolegjit të Europës në Tiranë”.

Kështu njoftoi Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, sipas të cilit, garantimi i fondit është një sinjal i fortë se anëtarësimi i Shqipërisë është afër.

“Jam i lumtur që kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit të Europës. Është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër. Jam krenar, të deklaroj se do të jemi në gjendje të nisim procesin e pranimeve që në shtator të këtij viti. Ndaj kërkojmë një ndërtesë, në vend të bukur dhe me këtë mund të nisim financimin për këtë. Shpresoj në gjysmën e dytë të këtij viti të kemi”, tha Komisioneri.

Zyrtarët e lartë Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell po mbajnë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në Tiranë, në përfundim të mbledhjes së parë jashtë Brukselit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit./abcnews.al