Home ELBASANI SOT VARREZAT E QYTETIT MBULOHEN NGA PLEHRAT

VARREZAT E QYTETIT MBULOHEN NGA PLEHRAT

18

Mungon mirëmbajtja

Varrezat e qytetit të Elbasanit prej më shumë se 2 muajsh janë të mbuluara plehrat dhe papastërtitë.Mbetjet dhe grumbujt me mbeturina kanë bërë qytetarët të jenë të indinjuar nga kjo situatë pasi sipas tyre mirëmbajtja këtu është e rëndësishme.

Vetë ata mundohen që të mbajnë pastër vendin ku prehen të afërmit e tyre por mungesa e kontenierëve apo e një vendi për të hedhur mbetjet e vështirëson situatën.  Papasteritia ka sjellë shqetësim dhe për banorët e lagjes përreth të cilët ndihen të rrezikuar për shkak të përhapjes së infeksioneve dhe papastërtisë të përhapur kudo. Sipas tyre dhe varrezat kanë nevojë për mirëmbajtje dhe se plehrat nuk duhen hedhur vend e pavend.