Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë Covid 19.

Sipas tij, vetë deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë nxitur keqinformim, pasi thoshte se nuk ishin të nevojshme testimet dhe mbajtja e maskave.

“Mesazhi më negative për kontrollin e pandemisë u dha që më 17 mars, kur kryeministri tha nuk ka nevojë të bëjmë testime. Në 18 mars tha që maska nuk është e nevojshme. Madje, ka arritur të thotë se ka mendime që nxitja për të bërë testime është e lidhur me interesa të kompanive farmaceutike”.

Është turp i madh të rrahësh gjoksin me pandeminë. Që në qershor, kryeministri thoshte Shqipëria e para në botë për pandeminë. Por, ç’bënte? Nuk testonte!

Nuk mund të bësh politikë me pandeminë. Kush bën politikë, po fsheh të vërtetat!”, tha Vasili në Kuvend