Një vatër e re zjarri është aktivizuar në malin e Quksit, Bashkia Prrenjas në vendin e quajtur Liqeni i Kuq.
Temperaturat e larta, terreni tepër i vështirë dhe ndikimi i erës ua ka vështirësuar punën punonjësve të Forcave të zjarrefikses Prrenjas duke i shpërndare flaket me shpejtesi.
Në ndihme te zjarrefiksesve kane ardhur edhe punonjësit e një subjekti privat dhe inspektoriati i pyjeve me çdo lloj forme duke mundur të ndalin përhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit dhe izolimin e saj në një sipërfaqe rreth 1ha. Momentalisht situata eshte stabilizua dhe zjarri eshte duke u fikur.