Zyrtarët ukrainas kanë “emëruar” ish-presidentin Petro Poroshenko si të dyshuar në një hetim për tradhti, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar separatistët pro-rusë të shesin qymyr në Kiev.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se po hetonin dhjetëra krime të supozuara në të cilat ata dyshojnë se politikani 56-vjeçar mund të jetë i përfshirë.

Byroja shtetërore e hetimit tha të hënën se dyshonte se Poroshenko “ka kryer tradhti” dhe ka mbështetur veprimtarinë e “organizatave terroriste”, duke iu referuar separatistëve.

Gjatë presidencës së tij 2014-2019, Poroshenko ndihmoi Republikat e vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Lugansk për të shitur rreth 1.5 miliard hryvnia (54 milionë dollarë) qymyr në Kiev, tha byroja në një deklaratë.

Poroshenko do të përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Në fillim të këtij viti, një ligjvënës ukrainas pro-Kremlinit dhe një ish-ministër i energjisë u “emëruan” gjithashtu të dyshuar në këtë rast.

Ndryshe, në prill të vitit 2019, Poroshenko u mund në zgjedhjet presidenciale nga Volodymyr Zelenskyy, një komedian pa përvojë të mëparshme politike.

Zelenskyy është zotuar të çrrënjos korrupsionin dhe të hetojë zyrtarët e administratës së mëparshme.