Që prej bërjes publike të lidhjes me futbollistin Keith Groenveld, aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi është përballur me një sërë kritikash nga ndjekësit e saj dhe jo vetëm. Shkak për këtë është bërë diferenca e madhe në moshë, gati 19 vite, mes të dyve, por edhe origjina afrikane e futbollistit.

Por, pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi dyshja po shijojnë disa ditë pushimesh në bregdetin shqiptar. Adriana ka postuar disa foto nga darka romantike që i dashuri i zemrës i ka përgatitur, ku ka shprehur gjithë lumturinë që ndjen teksa ka një person të tillë në krah. Edhe pse njerëzit vazhdojnë ta paragjykojnë, ajo u ka uruar të gjitha vajzave e grave të gjejnë një partner si ai.