Home AKTUALITET Vazhdon moti me diell dhe temperatura deri në 38 gradë, njihuni me...

Vazhdon moti me diell dhe temperatura deri në 38 gradë, njihuni me parashikimin e motit

30

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 34°C.