Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer nga Insituti i Shërbimit Mjekësor në Tiranë ku u zbulua se 46 vjecarja në Pogradec vdiq si pasojë e atakut kardiak, ka reaguar dhe Spitali Shefit të Shërbimit, Dr Vasfi Topçiu duke thene se mësueses iu dha e gjithë ndihma e nevojshme.
Topçiu u shpreh se që në momentin e mbërritjes së saj në spital shërbimi i urgjencës ishte në dispozicion dhe se po presin për detaje të tjera që do të dalin nga autopsia e kryer.
Mjeku i Shërbimit Mjekësor, Dr.Vasfi Topçiu:
“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”