Federata e Futbollit e Zambisë ka konfirmuar se mjeku i FIFA-s Joseph Kabungo ka vdekur të martën gjatë kohës që ishte në detyrë në ndeshjen mes Nigerisë dhe Ganës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës. Gana u bë ekipi i parë afrikan që siguron kualifikimin në Botërorin e Katarit.

Në fund të ndeshjes, filloi kaosi i vërtetë, teksa tifozët e Nigerisë “pushtuan” fushën duke treguar pakënaqësinë e tyre për moskualifikim. Por, vdekja e mjekut Kabungo la në hije tërë ngjarjen tjetër.