Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill të këtij viti brenda një firme për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Tiranë.

Një 54-vjeçare me iniciale K.B humbi jetën në vendin e punës. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi pasi një mjeti pune tip pirun iu rrëzuan paletat me pije alkoolike mbi gruan gjatë sistemimit.

Këto paleta me birra kanë zënë poshtë 54-vjeçaren e cila pas një ndërhyrje më shumë se 5 orëshe ka humbur jetën në spital.

JOQ ALBANIA raporton se kjo ngjarje tragjike ka ndodhur në magazinën e Mapo Cash & Carry në Kashar rë kompanisë EuroAlb.

Në lidhje me humbjen e jetës së punëtores në vendin e punës, policia ka arrestuar vetëm punonjësin që po bënte sistemimin e paletave me pirun, ndërsa shefat dhe menaxherët kanë mbetur të paprekur nga kjo ngjarje. /JOQ Albania