Fifi dhe Granit Cana po shkojnë drejt një lidhje dashurie, mirëpo ende nuk kanë ndërmarrë hapin për të shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Këngëtarja dhe modeli nga Prishtina fjetën pranë njëri-tjetrin mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa para se t’i zinte gjumi i shprehën ndjenjat njëri-tjetrit.
Fifi iu drejtua me fjalët “Vdiqa të përqafoj”, ndërsa Graniti u shpreh se dëshironte ta puthte, por për të ndërmarrë këtë hap duhet të kenë durim.
Më pas, ata mbajtën shtrënguar duart e njëri-tjetrit dhe i zuri gjumi.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Je shumë i mirë
Graniti: Edhe ti
Fifi: Ti je më i mirë se unë
Graniti: Jo, je edhe më e kujdesshme
Fifi: Vdiqa të përqafoj
Graniti: Edhe unë ty me të puth. Duhet të kemi durimi, është çelësi xhenetit
Fifi qesh
Graniti: Mos qesh kështu është
Gjatë një bashkëbisedimi me Donald Veshajn gjatë ditës së djeshme, Fifi u shpreh se nëse modeli do merrte guximin ta puthte, do ia kthente.
Ajo u shpreh se fillimisht dëshiron ta njohë, përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim, duke shtuar se e ka “frenuar” Granit Canës që t’i afrohet duke i thënë “të ketë kujdes”.
“Dhe unë ia kam frenuar, të them të drejtën. I kam thënë: “Ki kujdes” sepse nuk jam thjesht një njeri, kam punuar shumë të mbërrij ku jam dhe s’dua të dukem, dua të shoh deri ku arrij. Nuk është gjithçka tek puthja. Kur jam fut brenda, me mendimin se nuk njoh njeri. Kam vënë bast me Arbanën, ajo më ka thënë do dashurohesh brenda, unë i kam thënë “Jo, harroje”. Më ka bërë video. Njeriu fundit që mendoja se do më pëlqente është Graniti. E kam njohur në Instagram, si model, në Prishtinë e njohin të gjithë. Thosha “O Zot, jo”. Kur e pashë këtu dhe më foli mirë thashë “Fillim i mirë”,”– tregoi artistja gjatë bisedës me aktorin.