Zgjatja e mandatit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët ka qenë kryefjalë e këtyre ditëve në skenën politike. Kujtojmë që ky propozim është bërë nga ana e mazhorancës, konkretisht ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili ka kërkuar që të arrihet një konsensus për këtë ngjarje.

Ndërsa lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yrui Kim duke kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të kalojë reformën kushteteuese që garanton zgjatjen e mandatit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët.

Postimi i Plotë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim:

U takova me ambasadoren del. Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO-së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR mbi zgjedhjet.