Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve është thirrur për të dëshmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. Kryemadhi i bën thirrje SPAK nëse po e dëgjon.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.

Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon? “ shkruan Kryemadhi, krahas videos.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKryemadhiMonika%2Fvideos%2F483317156725846%2F&show_text=false&width=560&t=0

Në një tjetër reagim, LSI sqaron më tej se: “Pra, Erion Veliaj ka dhënë miratim për angazhimin financiar për studimin e fizibilitetit ne 27.3.2017, konkretisht për vlerën 91 mln euro për 30 vjet, ndërsa me VKB te dates 28.09.2017 ka miratuar buxhetin e Vitit 2018.

g.v/abcnews.al