Raportohet se një shpërthim ka ndodhur dje në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi.

Burime të sigurta të “Indeksonline”, brenda diplomacisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se dy lëndë shpërthyese janë hedhur dhe më pas shpërthyer në objektin e ambasadës në Beograd.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40.

Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz.

Por pavarësisht raportimeve të mediave në Kosovë, Tirana zyrtare nuk ka asnjë reagim në lidhje me incidentin.