Estonia, Letonia dhe Lituania janë në favor të hapjes së një rruge të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, edhe pse aleatët e tjerë perëndimorë të Kievit e kanë kundërshtuar këtë.

Miqtë baltikë të Ukrainës mbështesin plotësisht Kievin në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. Trimëria frymëzuese e Ukrainës vetëm mund ta forcojë aleancën tonë”, thanë ministrat e Jashtëm e tre vendeve.

Vendet baltike të BE-së kanë qenë ndër mbështetëset më të rëndësishme të Ukrainës. Ato kufizohen me Rusinë dhe e kanë parë prej kohësh fqinjin e tyre si një kërcënim të madh të sigurisë. Por, njoftimi i presidentit ukrainas Zelensky u prit me kujdes nga Uashingtoni dhe selia e NATO-s në Bruksel. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ishte ndër të parat që foli, duke thënë se ajo nuk shihte asnjë shans që Ukraina të anëtarësohej shumë shpejt në NATO.

“Unë e kuptoj dëshirën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, por gjithashtu e kemi theksuar qartë që nga dita e parë se kemi përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përhapet në vendet e tjera dhe se NATO nuk bëhet një partner lufte”.

Megjithatë, ajo që duhet theksuar është parakushti që NATO vendos për të gjitha vendet kandidate. Kryesore është që shteti kandidat nuk duhet të jetë i përfshirë në konflikte dhe mosmarrëveshje ndërkombëtare kur bëhet fjalë për kufijtë. Duke marrë parasysh situatën e luftës në Ukrainë duket se ende nuk mund të diskutohetpër hyrjen e saj në këtë aleancë ushtarake.

Klan News