Teksa temperaturat shënojnë më shumë se 40 gradë, shumë zona të kryeqytetit janë duke vuajtur mungesën e ujit. Dhjetra qytetarë janë duke denoncuar mungesën e ujit në lagje të ndryshme të Tiranës, duke nisur nga Komuna e Parisit, rruga e Dibrës si dhe zona e Bathores.

Qytetarët shprehen se zona e Komunës së parisit nuk ka ujë prej 24 orësh, ndërkohë që probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në rrugën e Dibrës. Banorët e zonës së Bathores raportojnë se kanë 7 ditë pa ujë, dhe janë të detyruar që të blejnë.

“Jemi prej gati një jave pa ujë, jemi të detyruar që të blejmë ujë për të pirë dhe për të larë”

Deri në momentet që flasim nuk ka asnjë reagim nga Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, se çfarë e ka shkaktuar mungesën e ujit për mijëra banorë.

fax