Qindra besimtarë e frekuentojnë çdo vit
Në ″Krastë″, në periferi të Elbasanit ndodhet një vend i cili nga besimtarë të shumtë njihet si “Vendi i Mirë”. Me qindra njerëz e vizitojnë këtë vend çdo javë. Historia e fatit duket se ka lidhje me një legjendë që lidhet me këtë vend shkëmbor.
″Haxhiri dhe Haxhirej″ janë dy personazhe që lidhen me legjendën e tij. Dikush thotë se kanë qenë vëlla e motër, dikush tjetër të dashuruar, por ajo që i bashkon të gjithë, është fakti se ata janë vrarë në këtë vend disa metra larg njëri-tjetrit.
Dy shkëmbinjtë ku mendohet të jenë vrarë dy personazhet e lashtë të dashurisë janë edhe vendet ku ata ndezin qirinj dhe luten. Sipas kujdestarit të vendit, këtu vijnë kryesisht njerëz që kanë probleme me jetën sentimentale.
Kjo pjesë shkëmbore po ashtu lidhet me një tjetër histori. Në një nga zgavrat e shkëmbit del një tunel që vjen nga brenda kalasë së qytetit.
Në kohën e luftrave ushtarët dhe banorët e kalasë hynin në këtë tunel e dilnin në ″Krastë″ duke i shpëtuar përndjekjes.Frekuentimi i këtij vendi vijon prej dekadash jo vetëm nga qytetarët e qarkut të Elbasanit por edhe me gjëre.