Nis aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike te Shëngjinit. Puna ka nisur në  vendin e quajtur Rana e Hedhur, për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin.

Sipas të dhënave janë rreth 10 objekte në plan për tu shembur në kuadër të aksionit “Bregdeti yne” në këtë zonë.  Në mbështetje të IKMT janë vendosur dhe policia së bashku me inspektoriatin vendor të Bashkisë Lezhë.

Kujtojmë se aksioni për prishjen e objekteve pa leje  nisi të hënën e kaluar në Velipojë dhe Ksamil, për të vijuar më pas gjatë gjithë vijës bregdetare në Shqipëri. Sipas planit të Ministrisë së Brendshme aksioni pritet të përfundojë në fund të muajit qershor.