Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi se sot është miratuar një marrëveshje në emer të qeverisë shqipatare me qeverinë gjermane.

Ajo u shpreh se marrëveshja është për një ndërtimin e një programi të ri prej 7.5 milion euro për zhvillimin e qëndrueshëm për zonat rurale, ku në fokus janë fermerët dhe ndërmarrja e vogël dhe e mesme e bujqësisë.

“Është miratuar një marrëveshje në emer të qeverisë shqipate me qeverinë gjermane posaçërisht agjensinë për zhvillim gizin për ndërtimin e një programi të ri prëj 7.5 milion euro për zhvillimin e qëndrueshëm për zonat rurale. Ky program në fokusin e vet do të ketë mbështetje që do të bëhet për fermerët por edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bujqësore në forcimin e kapacitetit të ketyre ndërmarrjeve apo të fermerëve për të qenë ekonomikisht më të qendrueshëm më konkurrues posacërisht fushave që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe prodhimin në sera.

Me prodhimin e dru-frutorëve, blegtorisë dhe agroturizmit. Është një program që gjithashtu në vijim do pasohet me një buxhet shtesë prej 4 milionë euro të vënë në dispozicion nga qeveria zviceriane për shkak se ka rezultuar që ky probgram është i sukseshëm në hapat e para të tij. Pjesa prej 4 milionë euro do të fokusohet në zhvillimin e blegtorisë”  tha Krifca ndër të tjera.