Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.