Zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019 ishin të ligjshme. Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin me anë të të cilit rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte që zgjedhjet lokale të shpalleshin antikushtetuese.

Vendimi I marrë nga Kushtetuesja është përshëndetur nga disa aktor politik por jo nga iniciuesit e handikapit ligjor PD-LSI. Koordinatori I Bindjes Demokratike njëkohësisht juristi Erion Murataj e citon vendimin e gjykatës kushtetuese si të drejtë.

Murataj shton se është momenti që politika të reflektojë. Sa i takon opozitës sipas Muratajt ka ardhur momenti që pavarësisht problemeve të brendshmë të kësaj partie ata duhet të reflektojnë .

Tashmë ky vendim bën të detyrueshme për kreun e shtetit, Ilir Meta, që të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë/Egnatia news