Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të premten është shprehur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se SPAK duhet të çojë Ramën dhe Veliajn, së bashku me bandën e rilindjes përpara drejtësisë.
“SPAK të çojë Ramën dhe Veliaj me gjithë bandën e rilindjes që shkatërroi Teatrin, rrahu qytetarët në mesin e Pandemisë, përpara drejtësië, s’ka rrguë të mesme ose SPAK nuk ekziston fare dhe është një institucion i kapur”, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook.
Shënimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese foli per Teatrin!!
SPAK te coje Ramen dhe Veliaj dhe te gjithe banden e rilindjes qe shkaterroi Teatrin, rrahu qytetaret ne mesin e Pandemise, perpara drejtesise, s”ka rruge te mesme ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe eshte nje institucion i kapur.
Gjykata Kushtetuese foli!!
Gjykata Kushtetuese pranoi te dy kerkesat e Presidentit te Republikes te bera ne 24 korrik 2019 dhe 14 maj 2020.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin special nr.37/2018 “Per ndertimin e Teatrit te Ri, me Kulla, sipas projektit Fusha.
Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 377, date 8 maj 2020 qe i kaloi ne pronesi Bashkise Tirane Teatrin Kombetar me qellim prishjen e tij dhe ndertimin e Teatrit te Ri.
Bashkia Tirane sot nuk eshte me pronare e truallit te Teatrit Kombetar.
Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor.
Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten.
Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.
Sot SPAK duhet te veproje. Kryetari i Bashkise duhet te arrestohet ne Rinas, sapo te kthehet nga vizita ne Amerika.
Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten.
Krimi tashme eshte faktuar.
SPAK dhe KLSH duhet te veprojne. Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese.
Asnje veprim nuk legjitimohet më.
Bashkia Tirane nuk mund te ndertoje aty asgje, pasi pronesia e saj u shpall antikushtetuese.
panorama