Ditën e sotme rreth orës 16:25, në fshatin Bishan të Vlorës një 60 vjeçar ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi Seit Danaj, rreth 60 vjec ka qëlluar të motrën shtetasen Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjec duke e plagosur në këmbë dhe në bazë të hetimit dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.