Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar edhe një herë në lidhje me vendimi e Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se PD do ta vazhdojë “luftën” dhe se ekipi i tyre i juristëve do i drejtohet Gjykatës Europiane.

Ndër të tjera deputeti thotë se do të ndalojnë çdo aksion që synon shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Ajo që ndodhi dje ishte vendimi i Edi Ramës. Skenari i tij për t’u hequr shqiptarëve alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. PD do zhvillojë betejën e saj në gjykatë, në Parlament dhe në shesh. Ekipi i juristëve tanë do i drejtohet Gjykatës Europiane.

Kryesia e Partisë Demokratike i bën thirrje çdo demokrati të distancohet nga pengjet që i shërbejnë Edi Ramës! 6 marsi i vitit të kaluar tregoi kush ishte opozita e vërtetë për Ramën. Ne do të ndalojmë çdo aksion që synon shkatërrimin e Partisë Demokratike. Tentativat janë të shumta por ne jemi të përgatitur për çdo skenar. Guxoni dhe do të merrni përgjigjen që meritoni!” shkruan Noka.