Babai i Harry Maguire pësoi thyerje të brinjëve pasi tifozët e kishin shtypur dhe përplasur në Ëembley gjatë finales së Euros.
Në hyrje të stadiumit pati shumë përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe policëve para dhe pas ndeshjes e cila u mbyll me fitoren e Italisë.
Harry Maguire, mbrojtësi i Anglisë që goditi një penallti të saktë ndërsa loja po mbyllej, foli për mediat në lidhje me dhunën dhe përplasjet në stadium dhe tregoi se edhe babai i tij e kishte pësuar nga këto skena.
“Ishte e frikshme. Nuk ishte një përvojë e bukur, e tronditi atë. Por ai ishte me fat pasi çdo lojë që ka qenë ka pasur nipin tim ose një nga fëmijët e mi mbi supe. Prandaj jam mirënjohës që këtë herë ata nuk ishin pasi do kishte qenë një moment shumë i vështirë. Babai im ishte në turmë. Ishte e frikshme, ai tha se kishte frikë dhe nuk dëshiroj që askush të përjetojë atë që ai kaloi para një ndeshje futbolli. Unë pashë shumë video, pastaj bisedova me babanë dhe familjen time. Ishte ai dhe agjenti im që vuajtën më shumë. Më vonë babai im gjithashtu kishte probleme frymëmarrje për shkak të disa frakturave në brinjë, por ai nuk ankohet kurrë, kështu që lëvizi gjithsesi. Babai gjithmonë do të më mbështesë dhe do të vijë në ndeshje”, tha Maguire.
Fax