Versioni i fundit beta për iOS dhe iPadOS 14.7, i cili u publikua nga developers gjatë këtyre javëve, zgjidh më në fund problemin me bug-un që çaktivizonte aftësinë e pajisjes për t’u lidhur me Wi-Fi.

Në videon e tij më të re në YouTube, Zollotech tregon se update-i i fundit e zgjidhi këtë problem “pa shumë zhurmë”, për të mos e bërë akoma dhe më të njohur atë.

Prej disa kohësh ky problem ishte bërë i ditur nga një person në Twitter i cili zbuloi se nëse iPhone-i juaj lidhjej me një Wi-Fi që kishte emrin “%p%s%s%s%s%n”, atëherë ju nuk do të kishit më mundësinë për t’u lidhur më në internet. Ky çaktivizim prekte dhe shërbime të tjera që funksionojnë wireless, si AirDrop.

Disa përdorues që u prekën nga ky bug pretendonin se dëmtimi i pajisjeve të tyre ishte permanent, ndërkohë që disa të tjerë tregonin se kishin arritur të rikthenin lidhjen Wi-Fi në pajisjen e tyre pas një hard factory reset ose pas fshirjes manualisht të emrave të Wi-Fi.

Apple e ka testuar këtë version beta gjatë javëve të fundit në iPhone dhe iPad dhe pritet ta publikojë versionin për publikun e gjërë mjaft shpejt, duke patur parasysh rëndësinë e tij. Ky update mund të jetë i fundit për sa i përket iOS 14, pasi iOS 15 do të publikohet gjatë stinës së vjeshtës.

geek