Harry Styles dhe Olivia Wilde prej ditësh ndodhen me pushime në Itali. Ata të dy fluturuan bashkë drejt vendit tonë fiqnj dhe janë parë duke u relaksuar në një jaht në det. Para dsia ditësh u publikuan imazhe të tyre, teksa shfaqeshin duke kërcyer e shkëmbyer puthje plot pasion me njëri-tjetrin.

Ndërkohë të tjera foto janë bërë publike nga mediat rozë. Ata janë kapur sërish duke u puthur dhe duke u zhytur në det për t’u freskuar. Burime për “E! News” kanë treguar se këngëtari 27-vjeçar dhe regjisorja 37-vjeçare vizituan qytetin e Porto Ercole dhe Argentario në rajonin e Toskanës, ku nuk e fshehën as admirimin për njëri-tjetrin.

“Ata notuan dhe u shtrinë në kuvertë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit. Pinë verën lokale dhe dukeshin shumë të dashuruar. Ata ishin gjithmonë shuëm të dashur duke u puthur, përqafuar dhe mbajtur njëri-tjetrin pranë në çdo kohë”, ka thënë burimi.

Rikujtojmë se thashethethemet për lidhjen e Harry-t dhe Olivia-s nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmin “Don’t ëorry, darling”.

icon style