Rektori i UE bën thirrje për studentët

Edhe dita e dytë e vaksinimit të studentëve ka rezultuar me një numër shumë të ulët nga ana e tyre për tu vaksinuar .Aktualisht në dy godina të universitetit “Aleksandër Xhuvani“janë ngritur qendrat e vaksinimit nga duhet të paraqiten për tu vaksinuar rreth 2000 studentë.

Sipas Rektorit të universitetit Skënder Topi me shifra të kënaqëshme ka ecur vaksinimi i stafit akademik.

Rektori ka edhe një apel për të gjithë studentët që ende nuk janë vaksinuar.

Personeli dhe studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit për të hyrë në mjediset e universitetit bazuar në urdhëresat përkatëse nga ministria e shëndetësisë dhe e arsimit.