Rrezikonte nga përmbytja 350 banorë

Për vite me rradhë përroi i Gostimës ka qenë një rrezik konstat për rreth 350 banorë të fshatit Fush Buall në njësinë administrative të Shushicës. Për shkak të ndërhyrjes së munguar vietë më parë ky lum rrezikonte banorët sa herë që kishte reshje shiu por duket se problematika e tyre do të marrë fund pasi bashkia e Elbasanit ka vendosur që të investojë në rehabilitimin e shtratit të lumit.

I pranishëm për të inspektuar ecurinë e punës ishte kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja.

Përroi i Gostimës bëhej një rrezik evident për 350 banorët e asaj zone duke përmbytur tokat bujqësore dhe gërryer rrugën lidhëse të fshatit me qendrën e njësisë administrative.