Situata Covid në vendin tonë vazhdon të jetë në kuota minimale, teksa nuk është regjistruar asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit dhe janë shënuar vetëm 4 raste të reja.

Deri më tani, raste pozitive në vendin tonë në total janë 132.488. Nga këta,129.910 qytetarë janë shëruar, rastet aktive janë 124, ndërsa humbjet e jetëve në total 2,454.

Ministria njoftoi gjithashtu se po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2771 testime, 7 të shëruar, 4 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2771

Testime totale 774,257
Raste pozitive 132,488
Raste të shëruara 129,910
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42
Tiranë 35
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Dibër 3
Korçë 2
Kukës 2
Fier 1

Faxweb