Një 34-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:10.
I plagosuri, N. K., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
g.v/abcnews.al