Megjithëse goxha zemërgjerë dhe i dashur si bashkëshort (fjalë të thëna nga vetë Victoria), kur vjen puna tek paratë dhe dështimi i bashkëshortes, David Beckham ka marrë një vendim të pakthyeshëm që i ka shkuar si ultimatum gruas së tij.
Çifti është kthyer në qendër të thashethemeve nga mediat angleze, pasi brand-i i Victorias është zhytur në borxhe që arrijnë shifrën e 63 milionë dollarëve.Që më herët ajo ka pasur probleme me brandin e saj dhe me ardhjen e pandemisë kriza u thellua për sektorin e modës. Sipas ‘Daily Mail’, David ka hequr dorë nga tekat e gruas së tij dhe i ka kërkuar të heqë dorë nga moda për t’u fokusuar në bizneset e tjera që çifti ka, apo fondacionin e bamirësisë. Burime pranë çiftit kanë treguar për tabloidet britanike se ka pasur konfrontim të fortë mes tyre për këtë çështje, por se si do shkojnë gjërat do e tregojë vetëm koha.
Lajmi i Fundit