Kanë mbërritur në Rinas 9,360 doza të vaksinës Pfizer. Vaksinat, janë pritur nga ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta ManastirliuMë herët gjatë ditës së sotme Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistikQëllimi është që deri në fund të Qershorit ne të kemi shkëputur shumë halla të zinxhirit të infeksionit, që të kemi sezonin turistik të lehtësuar”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të vaksinimit në Lezhë.

Procesi i kombinuar i vaksinimit po vijon në të gjithë vendin, në qendrat e përqendruara dhe në shkolla. Deri tani janë kryer rreth 25 mijë vaksinime.

Ndërkohë 38,400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj.

Lajmi i Fundit