Durrës – Zbardhen një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. Arrestohen në flagrancë 14 shtetas, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë. Të implikuar në ngjarjet kriminale, një shtetas i arrestuar më parë në Belgjikë dhe një shtetas i arrestuar më parë në Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, detonatorë elektrikë, sprajt paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, lëndë narkotike, 4 automjete (dy prej tyre të blindura), dy motoçikleta, euro dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në koordinim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: