Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremonin e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit, Kryetari i Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla komentoi edhe deklaratat e opozitës për të mos njohur zgjedhjet e 25 Prillit. Balla tha se gjatë këtij mandati të ri qeveria do të ketë një qasje të re me opozitën pasi edhe kjo e fundit ka një rol të rendësishëm për çuarjen përpara të reformave.

Taulant Balla “Unë mendoj që ajo që me të drejtë Kryeministri tha, gjatë mandatit të ri ne do të kemi tërësisht një qasje tjetër me opozitën sepse është detyra jonë që të punojmë sa më shumë për punët e rëndësishme që na presin dhe natyrshëm edhe opozita ka rolin e saj të pazëvendësueshëm për reformat që duhet të çojmë përpara”.

I pyetur nga gazetarët nëse janë të vendosur të çojnë përpara punën për shkakrkimin e Presidentit, Balla u shpreh se ky proçes do të shkojë deri në fund.

Përsa i përket hetimit të krimeve zgjedhore nga SPAK mbi denoncimet e bëra nga opozita,Taulant Balla deklaroi se mbështesin çdo hetim serioz.

Egnatia News