“Nga data 1 nëntor janë shtuar tre kategori të reja të marrjes së vaksinës anti-covid. Bëhet fjalë për personat mbi 60-të vjec që duhet të marrin dozën e tretë, për 12 vjec e lartë me sëmundje kronike dhe 16 vjec +. Por në tre ditët e para interesi në Elbasan është 0”. Ndonëse në Elbasan është bërë gati infrastruktura e nevojshme për vaksinimin siç ka përcaktuar Komiteti Teknik i Ekspertëve në tre ditët e para mësohet se nuk është kryer asnjë vaksinë . Burime zyrtare konfirmojnë për Egnatia Neës se në radhët e tre kategorive të reja shfaqet interes për të marrë informacion, por ende jo për ta marrë dozën. Erleta Hila shefja e epidemiologjisë në Elbasan pohon se sikundër me studentët edhe me fëmijët 12 vjec dhe të rinjtë 16 vjec pritet të ketë hezitim në marrjen e vaksinës. Ajo I bën thirrje të rinjve dhe prindërve ta marrin në kosnideratë thirrjen për vaksinim. Sinkron: Erleta Hila-Shefe e Epidemiologjisë
Edhe të rinjtë shprehen skeptic rreth marrjes së vaksinës anti-covid. Ata I druhen afekteve anësore, por edhe ideve konspirative që qarkullojnë në rrjete sociale. Të rinjtë dhe fëmijët do të vaksinohen vetëm pasi prindërit do të firmosin, pasi nuk janë në moshë madhore për të vendosur. Por edhe në ketë drejtim ekziston stepja.

Nga informacionet mësohet se , do të ketë një kombinim me Pfizer, në ato raste kur vaksinat e tjera kanë dhënë problematika në dy dozat e para të aplikimit të tyre.Po ashtu, fëmijët mbi 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore do të vaksinohen me Pfizer.Procesi është i hapur për të gjithe personat mbi 16 vjeç të cilët janë të ftuar të marrin dozën e tyre të vaksinës anticovid.