Një 17-vjeçar në San Antonio, Teksas, po hante një hamburger, kur u qëllua nga një oficer policie, i cili e ngatërroi me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por tashmë janë publikuar pamjet.
Në video, oficeri i policisë James Brennan shihet teksa i afrohet makinës së parkuar, duke hapur derën dhe duke urdhëruar të riun Eric Cantu, i cili po hante hamburger, të dilte nga automjeti
I frikësuar, adoleshenti tenton të largohet dhe oficeri hap zjarr, duke qëlluar gjithsej dhjetë plumba njëri pas tjetrit në makinë. Disa nga plumbat kanë goditur 17-vjeçarin, i cili është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
E dashura e tij, e cila ndodhej në sediljen e pasagjerit, fatmirësisht nuk u lëndua.